Formacionet zyrtare, Shqipëri – Ukrainë: Sylvinho me dy ndryshime nga ndeshja e kaluar
Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sot (e martë) ndaj Ukrainës me fillim nga 20:45 ndeshjen e fundit këtë edicion të Ligës së Kombeve në kuadër të Grupit 1 të Ligës B.
Kuqezinjtë do të synojnë në ‘Air Albania’ të marrin pikët e plota, pasi fitorja është e domosdoshme nëse duan të kualifikohen nga vendi i parë.
Sidoqoftë, jo gjithçka është në duart e Sylvinhos, pasi përveç rezultatit pozitiv ndaj ukrainasve, duhet që sfida tjetër mes Çekisë dhe Gjeorgjisë të mbyllet baras për të marrë vendin e parë.
Për dallim nga ndeshja e kaluar ndaj Çekisë, vërehen disa ndryshime në formacion pasi emra si Mirlind Daku dhe Ernest Muçi kanë marrë fanellën e titullarit.
Formacionet zyrtare:
Shqipëria: Strakosha, Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj, Asllani, Ramadani, Laçi, Asani, Daku, Muçi.
Ukraina: Trubin, Mykolenko, Matviyenko, Zabarnyi, Konoplia, Kaliuzhnyi, Mudryk, Sudakov, Zinchenko, Hutsuliak, Yaremchuk.
Rruga Press