BallinaLajme

Forcon imunitetin, mbron zemrën, lufton kolesterolin e keq dhe diabetin, ky është çaji që nuk duhet ta ndani në këtë periudhë

Stina e dimrit që po afron është ideale për konsumimin e çajit të trëndafilit të egër i cili rigjallëron organizmin, e mbron atë nga e ftohura dhe virozat e njëkohësisht lufton shumë probleme të tjera shëndetësore.

Ekspertë të bimëve mjekësore e kanë përdorur shpesh trëndafilin e egër për të trajtuar sëmundje të diabetit.

Sipas studimeve, ethanoli tek trëndafili i egër shërben si antioksidant, hipoglicemik dhe anti-diabetik.

Rezultatet e eksperiementeve i bënë ekspertët më optimistë për përbërësit e trëndafilit të egër dhe vlerat e tyre kundër diabetit. Kujdes, për diabetikët nuk rekomandohet që çaji i trëndafilit të egër të konsumohet me ëmbëlsues shtesë.

Trëndafili i egër përmirëson shëndetin e zemrës tek pacientët obezë. Sipas të dhënave, trëndafili i egër ul nivelin e tensionit të gjakut dhe kolesterolin e keq.

Trëndafili i egër ka një përmbajtje të lartë të vitaminës C. Si rrjedhojë mund të përdoret në kurat kundër të ftohtit.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti priti në takim ekipe të misioneve vëzhguese të zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian dhe KiE

YouTube player