Lajme

Forcohet bashkëpunimi Kosovë-ShBA: FBI-ja dërgon agjent special dhe analist intelegjence për të punuar me Policinë e Kosovës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, së bashku me menaxhmentin e lartë të Policisë së Kosovës, priti në një takim zyrtar Atasheun Ligjor të FBI-së, z. Brendan Collins, si dhe Atasheun e Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (DOJ-ICITAP), znj. Kimberly Riffe.

Gjatë takimit, përfaqësuesit amerikanë prezantuan dy zyrtarë të FBI-së – një agjent special dhe një analist të inteligjencës – të cilët do të angazhohen në bashkëpunim të ngushtë dhe paralel me Policinë e Kosovës gjatë muajve në vijim, në funksion të forcimit të kapaciteteve hetimore dhe analitike.

Lexo më shumë  Shqipëria “ngec” tek aftësitë digjitale/ Raporti: Mbetet larg standardeve të BE

Diskutimet u fokusuan në planet e bashkëpunimit të ardhshëm, forcimin e partneritetit strategjik dhe thellimin e koordinimit ndërinstitucional. Palët riafirmuan përkushtimin për bashkëpunim të plotë në fushën e hetimeve penale dhe shkëmbimit të inteligjencës, me synim rritjen e sigurisë së përgjithshme dhe luftimin efektiv të krimit.

Policia e Kosovës vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme të institucioneve të sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke e konsideruar këtë bashkëpunim si një shembull të shkëlqyer të partneritetit profesional dhe strategjik, në shërbim të sigurisë së qytetarëve dhe sundimit të ligjit.

Lexo më shumë  Zyrtari gjerman viziton Kosovën, uron konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë

Rruga Press

YouTube player