Bota

Forcat ukrainase godasin depot e municionit të ushtrisë së Putinit në rajonin e Luhanskut

Ushtria ukrainase ka shënjestruar depot e municionit rus, në qytetin e pushtuar ukrainas Sorokyne në rajonin e Luhanskut.

Artem Lysohor, kreu i administratës ushtarake në rajonin e Luhanskut, ka konfirmuar lajmin për sulm në kanalin e tij në Telegram.

“Depot e municionit kanë shpërthyer në Sorokynen e pushtuar. Ky është sulmi i tretë mbi trupat ruse në këtë rajon gjatë ditëve të fundit”, shtoi ai.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Ukrainasit së fundmi kanë ndërruar taktikat e sulmit, duke goditur depot e municionit dhe ato të naftës, me qëllim që t’ia vështirësojë forcave pushtuese vazhdimin e luftës.

Në anën tjetër kjo depo sipas rusëve besohej se ishte e sigurtë, për faktin se ishte pozicionuar në afërsi të kufirit me Rusinë.

YouTube player

YouTube player