Bota

Forcat ukrainase bëjnë lëvizjen e zgjuar/ Hedhin në erë urat mbi lumin Don, ndalohet përparimi i forcave ruse në Donbas

Një degë kryesore e lumit Don në Ukrainë, është bërë shkaku për të ndaluar përparimin e trupave ruse dhe është bërë një vijë e re e frontit të luftës.

Forcat ukrainase kanë hedhur në erë urat dhe kanë mbrojtur pikat e kalimit mbi Siverskyi Donets, një lumë që gjarpëron mbi 650 milje përmes stepës lindore, raporton The Times.

Lumi është një nga karakteristikat e pakta gjeografike të dukshme në terrenin e sheshtë dhe të fortë të Donbasit.

Lexo më shumë  Ukraina zmbraps një tjetër komplot rus për të rrëzuar Zelenskyn: 4 arrestime

Sipas inteligjencës perëndimore, forcat ruse kanë mbledhur një ushtri prej 76 grupesh beteje, të përbërë nga 600 deri në 800 ushtarë secila, numra këto që janë në raport 3 me 1 me trupat ukrainase.

William Alberque, një ekspert ushtarak në Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike, tha se ushtria ukrainase po përdorte lumin për të krijuar “pika mbytëse”, ku ata mund të ndalonin sulmin rus.

Alberque tha se rusët në Ukrainë ishin në disavantazh pas dy muajsh lufte, sepse ata nuk mund të mbështeteshin më në taktikat “Blitzkrieg” për të kapur shpejt Donbasin.

Lexo më shumë  Bazat amerikane në Evropë në gatishmëri të lartë

“Rusia shpenzoi kaq shumë kohë dhe përpjekje për të kapur rrethinat e Kievit, ajo i dha Ukrainës kaq shumë kohë për të krijuar gjithë këta dhëmbë dragoi tepër të mprehtë për të parandaluar Rusinë të bënte pikërisht atë lloj lufte manovrimi në shkallë të gjerë që çdo ushtri moderne do të dëshironte të bënte”, tha ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *