BallinaLajme

Forcat speciale nisin sulmin pa asnjë shkak. Policia provokon qytetarët dhe nis arrestimet

Pas tubimit përballë Kryeministrisë, në orën 19:20 protestuesit janë drejtuar për te Drejtoria e Policisë së Tiranës, në rrugën “Sami Frashëri”. Në këto momente policia ka hedhur ujë me presione dhe ka nisur të shpërndajë protestuesit.

Protestuesit nuk kanë bërë asnjë akt dhune dhe asnjë provokim në ndaj forcave të rendit. Mbetët e pashpjegueshme se përse forcat e rendit kanë nisur të përdorin gaz lotsjellës dhe ujë me presion.

Lexo më shumë  Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore

Protesta e ditës së sotme është më masive. Mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë për të kërkuar drejtësi për vrasjen e Klodian Rashës dhe duke denoncuar sjelljen e qeverisë si një regjim policorë.

Mijëra të rinj fillimisht u vendosën para Kryeministrisë dhe kërkuan largimin e kryeministrit Edi Rama, si personi që frymëzon dhe urdhëron sjelljen jo ligjore të Policisë së Shtetit.

Lexo më shumë  Murati publikon grafikun për kontratat 'njëburimore' ndër vite: Numri i kontratave njëburimore në mandatin tonë është përgjysmuar

Protesta është e qetë dhe nga ana e protestuesve nuk ka asnjë akt dhune apo provokim ndaj policisë së shtetit. Prapa godinës ku ndodhet zyra e Edi Ramës ndodhen me qindra policë me skafandra dhe autoblinda.

YouTube player