Bota

Forcat ruse braktisin pozicionet e tyre strategjike në Bakhmut, ushtarët e Putinit filmohen duke ikur nga fushëbeteja

Bazuar në video të ndryshme, forcat ruse janë detyruar të bëjnë tërheqje nga fushëbeteja në Bakhmut, pikërisht të njëjtën ditë ku Putin u detyrua të kufizojë paradën ushtarake për shkak të humbjeve të mëdha që i ka pësuar ushtria e tij në luftën në Ukrainë.

Një video konfirmon se forcat e rregullta të Vladimir Putinit kthehen dhe vrapojnë nga kishin ardhur, derisa Ukraina është duke fituar terren në qytetin që prej muajsh rusët po tentojnë të avancojnë.

Lexo më shumë  AfD-ja mbyll fushatën në saksoni, me miqtë e Putinit, mes tyre ministrja serbe e ekstremit të djathtë

Pamjet tregojnë forcat ruse duke u arratisur nga fushëbeteja në lindje të qytetit, pasi ishin rrethuar nga pjesëtarët e brigadës së tretë të ushtrisë ukrainase.

Kjo ishte konfirmuar edhe i pari i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, i cili vazhdimisht kritikon performancën e dobët të ushtrisë ruse, në veçanti eprorët e lartë që nuk kanë treguar as edhe një sukses në beteja.

Videoja e tërheqjes së trupave ruse u publikuar në të gjitha rrjetet sociale, pikërisht në ditën kur në Sheshin e Kuq të Moskës, Putinit mbante fjalim para trupave të tij.

Lexo më shumë  Sa trupa shtesë i duhen Evropës të përballojë një konflikt me Rusinë pa SHBA-të

Ukraina pretendon se ka eliminuar 64 ushtarë rusë dhe 87 tjerë ka plagosur, derisa ka sekuestruar shumë armë të rënda në Bakhmut.

Sipas Institutit amerikan për Studimin e Luftës, Prigozhin pretendon se brigada e 72-të e motorizuar e ushtrisë ruse ka braktisur pozicionet strategjike, ku si pasojë 500 pjesëtarë të Wagnerit janë vrarë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *