Forcat e Sigurisë së Kosovës stërvitje me NATO-n, simulim i luftës së pandërprerë
Një kontingjent i FSK-së është nisur drejt Gjermanisë për të marrë pjesë në stërvitjen ndërkombëtare “Combined Resolve 22” në bazën e Ushtrisë Amerikane Hohenfels.
Manovrat “Combined Resolve 22” mbahet çdo vit ku marrin pjesë vendet e NATO-s dhe vendet partnere të udhëhequra nga forcat amerikane. Ushtrimi është i përgatitur i atillë që të simulojë skenarë lufte të pandërprerë dhe zhvillohet me pjesëmarrjen e shumë aseteve të blinduara ashtu edhe asete të xhenios ushtarake, deminimit, zbulimit etj.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, tha se ky ushtrim zhvillohet për të praktikuar ndërveprueshmërinë e ushtrive të NATO-s me vendet partnere dhe të zhvillojë aftësi kritike ndërluftuese për të ndihmuar partnerët që të fitojnë në fushëbetejën moderne.
“Vazhdojmë së bashku me forcat amerikane dhe aleatëve tjerë drejt sukseseve të reja”, tha ai.
Rruga Press