Opinion/Aktualitet

Forca e Votës dhe Pesha e Reformës

Autor: Lirim Gashi

Në një kohë kur politika është kthyer në arenë cinike, ku mjeshtëria e vërtetë matet me aftësinë për të kthyer pronën publike në përfitim personal, pyetja e vërtetë nuk është: “Sa janë të mëdha aftësitë retorike të një lideri, por sa është i madh guximi i tij për të kthyer retorikën në reforma dhe veprime”. Kryeministri ynë, megjithë idealizmin e tij të kalitur nga përballja me realitetin, e kupton se reforma e shtetit nuk është një garë personale, por një mision kolektiv që kërkon mbështetje të fuqishme nga qytetarët. Nga ana tjetër ata që shesin autostradën më të shtrenjtë në histori si trofe të suksesit të tyre, duhet t’u tregojnë qytetarëve burimin e pasurive të tyre marramendëse. Nëse këta individë kanë arritur të pasurohen sikur të kishin fabrika për prodhimin e kartëmonedhave 200-euroshe, është koha që ata të ndajnë “sekretin” e tyre me ne, në mënyrë që edhe ne të pasurohemi po aq shpejt dhe po aq shumë sa ata.

Por, si gjithmonë, kur drejtësia është nën kontrollin e tyre, pafajësia e pretenduar mbetet thjesht një fasadë, ndërsa populli e kupton të vërtetën përmes shijes së hidhur të mashtrimit të përsëritur. Në këtë sfond të errët, del në pah rëndësia e votës – jo si një akt formal, por si një forcë emancipimi dhe ndryshimi. Siç ka thënë dikur filozofi i madh John Locke : “Vota është instrumenti për të çuar pushtetin nga duart e të korruptuarve në duart e popullit.” Aty ku institucionet nuk mbështesin ndryshimin, aty ku pengesat burokratike e bëjnë të pamundur çdo reformë, fuqia e votës mbetet arma e fundit për të forcuar legjitimitetin dhe për të hapur rrugën drejt një qeverisjeje të vërtetë popullore. Kryeministri ynë nuk e kërkon edhe një mandat për pushtet, por edhe një mandat për shpresë, drejtësi dhe reformë, sepse ai e di se populli është burimi i vetëm i legjitimitetit dhe forca që mund ta çlirojë shtetin nga prangat e korrupsionit. Siç ka thënë Abraham Lincoln: “Një lider nuk mund të bëjë gjithçka vetëm, por ai mund të frymëzojë një komb të tërë për të bërë gjënë e duhur.” Por në këtë lojë të vështirë politike, edhe një lider duhet të ketë një plan të mirëpërcaktuar.

Lexo më shumë  9 Shkurti – Një moment vendimtar për të ardhmen e Kosovës

Ndërsa ai shpreson për mbështetjen e fuqishme të popullit, është e mençur ta mbaj derën hapur për aleanca të sinqerta dhe të drejta. Kjo nuk është dorëzim, por një strategji për të siguruar që politika shtetërore të mos rikthehet në duart e atyre që janë kampionë të hajnisë, pabesisë dhe korrupsionit . Qytetarë të nderuar, vota juaj nuk është thjesht një copë letër. Ajo është e ardhmja e fëmijëve tuaj, dinjiteti i prindërve tuaj dhe themeli i një shteti të fortë dhe të drejtë. Siç ka thënë Aristoteli: “Në një demokraci, fuqia e vërtetë qëndron tek qytetari i arsimuar dhe i angazhuar.” Ju jeni ata që mund të transformoni realitetin. Vota juaj është uragani që shkund pemën e korrupsionit dhe që ndërton një shtet ku drejtësia nuk është privilegj, por e drejtë universale. Prandaj, në shkurt të vitit 2025 dhe në çdo datë zgjedhjesh që do të vijë, mendoni për fuqinë tuaj si qytetarë. Reformimi i shtetit nuk vjen nga premtimet boshe, por nga guximi për të besuar dhe vepruar. Votoni për drejtësi, votoni për reforma, votoni për një të ardhme më të ndritur!

Lexo më shumë  9 Shkurti – Një moment vendimtar për të ardhmen e Kosovës

Rruga Press

YouTube player