Lajme

Forca e Sigurisë së Kosovës pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “Dynamic Front 26” në Gjermani

Forca e Sigurisë së Kosovës me një kontingjent nga Regjimenti i Tretë i këmbësorisë me një togë të mortajave, është duke marrë pjesë në ushtrimin ndërkombëtar “Dynamic Front 26”, i organizuar nga Ushtria Amerikane për Evropën dhe Afrikën (USAREUR-AF).

Ushtrimi fushor Dynamic Front është një ushtrim shumëkombësh që teston ndërveprueshmërinë e ushtrive të NATO-s dhe ushtrive partnere në fushën e artilerisë dhe zjarrit indirekt. Këtë vit, ushtrimi është realizuar paralelisht në pesë shtete: Gjermani, Rumani, Poloni, Spanjë dhe Turqi.

Lexo më shumë  Kthesa e PS/ Rama urdhëron mbrojtje për Ballukun, socialistët derdhen në ekrane

FSK-ja ka zbarkuar në Gjermani, në Grafenwöhr Training Area, me kapacitetet e veta logjistike, duke përfshirë automjetet, armatimin dhe municionin.

Kontingjenti i FSK-së, ka vepruar bashkëngjitur me Regjimentin 4-319 të Artilerisë Fushore të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Togu i mortajave, me elementët e tij përbërës – Vijën e Zjarrit, Qendrën e Drejtimit të Zjarrit dhe Vëzhguesit e Përparëm – si dhe me mortaja 120 mm, ka realizuar qitje mbi objektiva në koordinim me Ushtrinë Amerikane dhe trupat e Ushtrisë Italiane.

Gjatë Ushtrimit Fushor Dynamic Front 26, FSK ka demonstruar përvojën e saj në qitje me mortaja gjatë ditës dhe natës, si dhe ka shkëmbyer mësime dhe praktika më të mira me forcat partnere.

FSK-ja çdo ditë po dëshmon profesionalizmin, disiplinën duke ndërvepruar me partnerët në të mirë të paqes dhe sigurisë.

Rruga Press

YouTube player