KryesoreLajme

‘Fondin kreditor për investime në Kosovë’, Kryeministri Kurti mërgatës: Ejani! Ju mirëpresim ju mbështesim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,  ndërsa flet për projektin “Dritare për Investime të Diasporës” që është lansuar sot, thekson se qeveria ofron deri në 100 milionë euro kredi për investime në Kosovë, përcjell Kosova Post.

Ndërkohë është shprehur kryeministri se shumë bashkatdhetarë që po kthehen në Kosovë për të investuar e shumë të tjerë që kanë shprehur interesim.

“Me sot, e hapëm “Dritaren për Investime të Diasporës”. Për të fillimisht, bashkë me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore, kemi dhënë zotimin për të kontribuar deri në 10 milionë euro për garantimin e huave për bizneset me pronarë nga mërgata që duan të kthehen e të investojnë në Kosovë, kurse përmes saj parashihen që të garantohen deri në 100 milionë euro kredi”, tha kryeministri Kurti.

Lexo më shumë  Aktakuza për Banjskën: Si e ndihmuan Steviq dhe kompania e tij Radoiçiqin?

Ai fton diasporën për t’u kthyer në Kosovë dhe për të investuar.

Postimi i plotë i kryeministrit Kurti:

Tashmë kemi shumë raste ku bashkatdhetarët tanë po kthehen në Kosovë për të investuar kapitalin e tyre. Ka edhe shumë të tjerë që janë shprehur se investimi në Kosovë është pjesë e planeve tyre për të ardhmen e afërt.

Me sot, e hapëm “Dritaren për Investime të Diasporës”. Për të fillimisht, bashkë me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore, kemi dhënë zotimin për të kontribuar deri në 10 milionë euro për garantimin e huave për bizneset me pronarë nga mërgata që duan të kthehen e të investojnë në Kosovë, kurse përmes saj parashihen që të garantohen deri në 100 milionë euro kredi.

Lexo më shumë  Von der Leyen pret liderët: Të gjashtë shtetet e kanë vendin në Evropë

Ejani! Ju mirëpresim, ju ndihmojmë, ju mbështesim.

YouTube player