BotaKryesore

Fondi Sovran i Norvegjisë shënon fitim vjetor rekord prej 222 miliardë dollarësh

Fondi Sovran i Norvegjisë, që është edhe më i madhi i këtij lloji në botë – regjistroi fitim prej 222.4 miliardë dollarësh të mërkurën, i nxitur nga një rritje në sektorin e teknologjisë.

Fitimi i 2024-ës i Fondit tejkaloi rekordin e vendosur një vit më parë, kur u arrit 2.22 trilion korona fitim.

“Fondi Sovran arriti kthime shumë të mira në vitin 2024, si rezultat i një tregu shumë të fortë të aksioneve. Aksionet amerikane të teknologjisë në veçanti performuan shumë mirë”, tha në një deklaratë drejtuesi i Norges Bank Investment Management, Nicolai Tangen.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Kontributi i intelektualit Minir Dushi është i pamatshëm

Duke folur në një konferencë për shtyp të mërkurën, zëvendësdrejtuesi i NBIM, Trond Grande, përshkroi një “vit shumë, shumë të fuqishëm për aksionet” si nxitësi më i madh i kthimit të Fondit në vitin 2024.

Më konkretisht, ai vuri në dukje se kthimet ishin nxitur nga sektorë të caktuar, veçanërisht si rezultat i një bumi në aksionet e teknologjisë.

NBIM menaxhon Fondin Sovran të Norvegjisë, në emër të popullit norvegjez. I krijuar në vitet 1990 për të investuar të ardhura nga industria e naftës dhe gazit të Norvegjisë, Fondi aktualisht është investitor në më shumë se 8,000 kompani në 63 vende.

Lexo më shumë  Ministri Rashiqi nënshkroi marrëveshje me GIZ-in në vlerë 7.5 milionë euro

Fondi Sovran i Norvegjisë është aksioner nëpër shumë kompani globale, përfshirë gjigantët e teknologjisë Apple , Microsoft , Nvidia dhe Amazon , me 70% të indeksit të saj standard të përbërë nga aksione.

Fondi Sovran i Norvegjisë investon gjithashtu në të ardhura fikse, duke përfshirë obligacionet e qeverisë dhe të korporatave, si dhe në pasuri të paluajtshme dhe infrastrukturën e energjisë së rinovueshme.

Rruga Press

YouTube player