Art & Kulturë

“Folklori si kujtesë e praktikë”, në kuadrin e ciklit të ligjëratave “Tragë”

Departamenti i Folklorit pranë Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit, organizoi takimin “Folklori si kujtesë e praktikë” në kuadrin e ciklit të ligjëratave “Tragë”. Prof. dr. Arbnora Dushi prezantoi aspekte të lidhura me folklorin si kujtesë dhe praktikë, të cilat ajo i ka trajtuar gjerësisht dhe imtësisht në librin e saj të fundit.

Çfarë të bëjmë me folklorin? Është folkloristika një shkencë që duhet të përtërijë veten sipas një vizioni të ri, apo e ngecur nën konceptet tradicionale rrezikon të mbyllet në muze? Prof. dr. Arbnora Dushi, drejtuese e Degës së Folklorit në Institutin Albanologjik, në Prishtinë, shtroi këto pyetje, të cilave ajo iu dha përgjigje nëpërmjet studimeve të saj shumëvjeçare, e më konkretisht nëpërmjet botimin të fundit “Folklori, kujtesë e praktikë. Një perspektivë e re njohëse për folkloristikën” .

Lexo më shumë  Kurti: Ansambli `Shota’ nuk ndaloi as nën aparteidin e regjimit të Serbisë

Studiuesja Dushi tha se kërkimi i folklorit nuk mund të bëhet detyrimisht në fshat, por edhe në terrenin e pasur që kanë krijuar teknologjitë e reja të komunikimit si interneti, Facebook-u etj. Për shembull, karantina prej pandemisë së fundit, tregoi se folklori mund të zhvillohet edhe përmes një teme globale dhe u vu re se “virusi dhe folklori nuk u ndalën”. Pra folklorin e krijojnë rrethanat, ai është përditshmëria jonë që e krijojmë në vazhdimësi. Një vështrim i ri i folkloristikës, tregon se si shqiptarët e krijojnë folklorin në terren. Ky terren mund të ndërrojë në varësi të mediumit, por është pikërisht folklori ai ku del fare mirë qartë karakteri i shqiptarit.

Lexo më shumë  Kurti: Ansambli `Shota’ nuk ndaloi as nën aparteidin e regjimit të Serbisë

Ligjëratat “Tragë”, që mbahen nga Departamenti i Folklorit pranë Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit në Tiranë, kanë krijuar një mundësi që studiues të disiplinave të ndryshme të hapin tezat e tyre me shembuj teorikë dhe praktikë për sfidat e shkencave humane në epokën bashkëkohore.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *