Sport

FODA: Objektiv kemi europianin – Tekniku i Kosovës ndjen keqardhje që nuk arriti të kualifikonte dardanët

Trajneri i Kosovës, Franko Foda ndjen keqardhje që nuk arriti të kualifikonte ekipin Dardan në Botërorin 2026. Tekniku është krenar për ekipin. Foda konfirmoi gjithashtu qëndrimin te Dardanët ndërsa theksoi se objektiv është Europiani i vitit 2028. Sakaq, presidentja Vjosa Osmani ka dekoruar lojtarët për rezultatet e arritura.

Pas eliminimit, zhgënjimi është i madh të Kosova. Ata ishin një hap larg botërorit, por nuk ia dolën në sfidnë e fundit. Pavarsisht humbjes, tekniku Foda e përgëzoi ekipin e tij për lojën e bërë. Ai u shpreh pas sfide se tashmë objektiv ka kualifikimin në Europianin e vitit 2028, ndërsa konfirmoi se nuk do të largohet.

Lexo më shumë  Sinjal i mirë ─ Kosova U19 mposht Turqinë dhe fiton grupin

“Jam krenar me ekipin, e kanë përfaqësuar shtetin dhe popullin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ekipi e ka parë që nëse luajmë me zemër dhe vullnet, mund të arrijmë gjithçka. Nuk e kam plan ta lë Kosovën. Kam ardhur këtu me qëllimin për të dërguar ekipin në Botëror dhe dështuam. Tani qëllimi ynë i madh mbetet kualifikimi në Kampionatin Europian. Do të shikojmë përpara me kokën lart!”

Lexo më shumë  Gjiganti amerikan ESPN bën zgjedhjen: Kosova e mund sot Turqinë dhe futet në Botëror

Ndërkaq, Vedat Muriqi shpreson që Kosova të arrijë të kualifikohet në kampionatin europian.

YouTube player