Bota

FMN-ja paralajmëron: Viti 2023 do të ndihet si recesion

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka paralajmëruar se “më e keqja nuk ka ardhur ende” për ekonominë botërore. Paralajmërimi vjen ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon dhe çmimet rriten.

Në vlerësimin e tëfundit për ekonominë globale, FMN tha se “për shumë njerëz 2023-ta do të ndihet si një recesion”. 

Organizata, e cila punon për të stabilizuar ekonominë globale, ka ulur parashikimet e saj të rritjes ekonomike për shkak të ndikimit të pushtimit rus të Ukrainës.

FMN-ja punon për të stabilizuar ekonominë globale. Një nga rolet e saj kryesore është të veprojë si një sistem paralajmërimi i hershëm ekonomik.

Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon se rritja globale do të ngadalësohet në 2.7% vitin e ardhshëm, 0.2 % më e ulët se parashikimi i korrikut dhe parashikon që viti 2023 të ndihet si një recesion për miliona në mbarë botën.

“Përveç krizës globale financiare dhe kulmit të pandemisë Covid-19, ky është profili më i dobët i rritjes që nga viti 2001″, tha FMN.

Vlerësimi i PBB-së së tij për këtë vit mbeti i qëndrueshëm në 3.2%, që ishte në rënie nga 6% që ishte parë në 2021.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

“Më e keqja nuk ka ardhur ende dhe për shumë njerëz 2023 do të ndihet si një recesion”, thuhet në raport, duke i bërë jehonë paralajmërimeve nga Kombet e Bashkuara, Banka Botërore dhe shumë CEO global.

Më shumë se një e treta e ekonomisë globale do të shohë dy tremujorë radhazi të rritjes negative, ndërsa tre ekonomitë më të mëdha, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Kina, do të vazhdojnë të ngadalësohen, thuhet në raport.

Në raportin e saj, FMN parashtroi tre ngjarje kryesore që pengojnë aktualisht rritjen. Pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Kriza e kostos së jetesës. Si dhe ngadalësimi ekonomik i Kinës.

Së bashku, krijojnë një periudhë “të paqëndrueshme” ekonomikisht, gjeopolitikisht dhe ekologjikisht.

Lufta në Ukrainë vazhdon të “destabilizojë fuqishëm ekonominë globale”, sipas raportit. Lufta po shkakton një krizë “të rëndë” energjetike në Evropë, së bashku me shkatërrimin në vetë Ukrainën.

Çmimi i gazit natyror është më shumë se katërfishuar që nga viti 2021. Kjo pasi Rusia tani jep më pak se 20% të niveleve të vitit 2021. Çmimet e ushqimeve janë rritur gjithashtu si pasojë e konfliktit.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

FMN parashikon se inflacioni global do të arrijë kulmin në fund të vitit 2022. Sipas parashikimit, inflacioni do të rritet nga 4.7% në 2021 në 8.8% dhe se ai do të “mbetet i lartë për më gjatë se sa pritej më parë”. 

Inflacioni global ka të ngjarë të ulet në 6.5% në 2023 dhe në 4.1% deri në 2024. Kështu parashikon FMN. Agjencia vuri në dukje shtrëngimin e politikës monetare në të gjithë botën për të luftuar inflacionin. Si dhe për të luftuar “vlerësimin e fuqishëm” të dollarit amerikan kundrejt monedhave të tjera.

“Politika zero-Covid” dhe izolimi i Kinës, vazhdojnë të pengojnë ekonominë e saj. Prona përbën rreth një të pestën e ekonomisë së Kinës. Dhe, ndërsa tregu lufton, pasojat vazhdojnë të ndihen globalisht.

Për tregjet në zhvillim dhe ekonomitë në zhvillim, goditjet e vitit 2022 do të “rihapin plagët ekonomike që u shëruan vetëm pjesërisht pas pandemisë”, thuhet në raport.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *