Bota

FMN i jep Ukrainës 1.1 miliardë dollarë

Ukraina ka marrë 1.1 miliardë dollarë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), të cilat janë para që do të drejtohen për shpenzimet kryesore buxhetore, njoftoi kryeministri ukrainas Denis Shmykhal.

Ky është disbursimi i gjashtë i parave për Ukrainën në kuadër të programit të Ndihmës së Zgjeruar të Kredisë së FMN-së, duke e çuar ndihmën totale të FMN-së për Ukrainën në 9.8 miliardë dollarë.

Lexo më shumë  Dokumente të rreme: Si Rusia po përpiqet të mashtrojë me identitetin e ushtarëve të Koresë së Veriut

Financimi i jashtëm, si 15.6 miliardë dollarë që FMN-ja i ka akorduar Ukrainës për një periudhë katërvjeçare, është vendimtar për Kievin pasi buxheti i vendit është nën presion në rritje për shkak të luftës me Rusinë.

“Falënderojmë Fondin Monetar Ndërkombëtar për mbështetjen e vazhdueshme ndaj vendit tonë gjatë luftës”, ka shkruar Schmihal në Telegram.

Vitin e kaluar, Ukraina mori 42.5 miliardë dollarë ndihmë të huaj dhe Ministria e Financave vlerëson se të paktën 12 miliardë dollarë shtesë do të nevojiten në vitin 2025.

Lexo më shumë  Zelensky akuzon kryeministrin sllovak Fico se ka ndihmuar Putinin të dobësojë Evropën

 “Lufta e Rusisë në Ukrainë vazhdon të ketë një ndikim shkatërrues social dhe ekonomik në vend”, tha në një deklaratë Drejtoresha Ekzekutive e FMN-së, Kristalina Georgieva.

Rruga Press

YouTube player