Lajme

“Fluturojnë” çmimet e karburanteve, një litër naftë shitet me 193 lekë, benzina me 195 lekë

Nafta e benzina u shtrenjtuan me gati 8 lekë këtë fillim shkurti. Çmimet e karburanteve të mërkurën kapën vlerat nga 193 deri në 195 lekë për litër. Për qytetarët këto çmime janë të papërballueshme dhe nuk justifikojnë aspak cilësinë.

Çmimet e karburanteve pësuan sërish rritje ditët e fundit duke rënduar edhe më tej ekonomitë e qytetarëve shqiptarë.

Nafta e benzina arritën këtë fillim shkurti një tjetër çmim rekord.

Një litër naftë të mërkurën në kryeqytet u shit me 193 lekë për litër ndërsa një litër benzinë me 195 lekë duke pësuar një rritje me gati 8 lekë.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti merr pjesë në përurimin e bibliotekës e re në Komunën e Shtimes

Rritje të ndjeshme po ashtu ka pësuar edhe gazi që tregtohet me 94 lekë.

Shtrenjtimi i karburanteve ka shqetësuar përdoruesit e automjeteve.

Ata thonë se çmimet e larta dobësojnë buxhetin familjar dhe se nafta e benzina për ta po bëhen thuajse të papërballueshme.

“Shumë na rëndon sepse jemi edhe pa punë. Shumë keq.”

“Unë harxhoj 200 mijë lekë të vjetra për karburant në muaj.”

“Harxhoj 700 mijë lekë në muaj.”

Por çmimi gjithnjë e në rritje nuk e justifikon cilësinë e karburanteve që ata përdorin për automjetet.

Lexo më shumë  Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona

“Cilësia është skandaloze, shumë e keqe.”

Çmimi prej 194 lekësh i naftës është më i larti i arritur ndonjëherë në vend duke tejkaluar edhe nivelin prej 190 lekësh që u regjistrua në vitet e krizës ekonomike 2008-2009./ora/

Rruga PRess

YouTube player