Fluks i lartë mjetesh dhe qytetarësh nga Kosova në Morinë
Kjo e shtunë, shënoi fluks të lartë mjetesh e qytetarë nga Kosova në Morinë. Duke shfrytëzuar motin e mirë të kësaj fundjave qytetarët e Kosovës janë nisur drejt vendit tonë.
Sipas policisë kufitare të Morinës deri në orën 9 të mëngjesit kaluan rreth 1700 automjete dhe rreth 4700 qytetarë të Kosovës drejt Shqipërisë.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se policia kufitare punoi me 4 sportele për të shmangur radhët e gjata.
Ndryshe nga Kosova, në vendin tonë masat kufizuese janë më të lehta se sa ato në Kosovë, ndaj dhe njëri prej shkaqeve të udhëtimit të qytetarëve kosovarë drejt vendit tonë është pikërisht ky fakt.
Kosova vazhdon të ketë numër të lartë të të infektuarve nga Covid-19 me 13 mijë e 561 raste aktive.