Flonja Kodheli vlerësohet si regjisore në Festivalin e Filmit në Bruksel
Festivali i Filmit të Shkurtër në Bruksel 2022, ose BSFF i 25-të që u zhvillua nga 20-30 Prill 2022 në Bruksel, Belgjikë ka mes listës së fituesve edhe një artiste shqiptare. Flonja Kodheli e njohur për publikun shqiptar më së shumti si aktore, në këtë kompeticion europian u prezantua edhe si regjisore dhe skenariste më produskionin me metrazh të shkurtër “Ka me kalu”.
Filmi u vlerësua me çmimin “Be TV” çka i ka hapur rrugën artistes për të shfaqur filmin në televizion këtë vjeshtë.
Me regji të Flonja Kodhelit, “Ka Me Kalu” tregon historinë e Stelës (interpretuar nga Flonja Kodheli), e cila kthehet nga Shqipëria në Bruksel për të marrë pjesë në varrimin e gjyshes. Ajo vëren se nëna e saj është e pushtuar nga frika dhe jo nga pikëllimi. Sjellja e saj duket konfuze, absurde dhe madje paranojake. Trauma e rishfaqur nga e kaluara pushton jetën e tyre. Në role Ilire Vinca Celaj, Mathilde Rault dhe Serge Hologne.
Flonja Kodheli është një aktore, muzikante, pianiste dhe kompozitore u largua me familjen nga Shqipëria në vitin 1993 dhe u vendos në Belgjikë. Ka interpretuar në filma si “Bota” (2014 Shqipëri), “Amsterdam Express” (2014 Shqipëri), “Il contagio” (2017 Itali), “Helvetica “(2019 Zvicër, Belgjikë), “Exil” (2020, Gjermani, Belgjikë Kosovë) etj.
Rruga Press