Flluskën turistike në Shqipëri e polli turizmi surreal i shpikun prej qeverisë dhe i mbështetun prej mediave si bisht i saj
Nga Sokol Kolgjini
Flluskën turistike e polli turizmi surreal i shpikun prej qeverisë dhe i mbështetun prej mediave si bisht i saj. Pasojat ishin: një fluturim i pa merituem, ku “preshin” ta heq klienti dhe fluturimi kthehet në pikiadë.
-Për sa kohë që do të vazhdojmë të pompojmë dhe besojmë fallcitete si: perla e jugut, maldivet shqiptare, mrekullia e rivierës së jugut, etj., të këtij lloji, që janë sa të pa verteta po aq edhe ndasi acaruese…
-Për aq kohë sa nuk po e kuptojmë se kemi veç 450 km vijë bregdetare, nga veriu në jug, përkundrejt 13.600 që ka fqinji jonë jugor, e kët që kemi ta trajtojmë mirë, me kujdes dhe ta publikojmë njësoj si të përbashkët (pa e nda njanën si më të mirë se tjetra)…
-Për aq kohë sa do përpiqemi të gjejmë fajtorë jashtë nesh, një herë pushuesin vendas apo atë të Kosovës, atë turistin me buk me vete apo atë pasanik …
-Për sa kohë që do besojmë tullumbacet qeveritare dhe nuk e kuptojmë se turizmi asht SHËRBIM, e që pikërisht ky po na mungon…
…ne do vazhdojmë fluturimin imagjinar dhe shumë larg nga realiteti toksor.
Kët vit, turizmin na e mori Greqia. Na duhet menjëherë me fillue përpjekjet që t’a rikthejmë duke e konsiderue që:
-Turizmi asht shërbim.
-Shërbimi asht produkt konkret.
-Produkti ka tre tregues: -cilësi; -sasi; -çmim.
Ne nuk jemi Maldive, nuk jemi “perlë”…
Jemi një vend i zakonshëm, por me shumë difekte.
Rruga Press