KryesoreLajme

Flet për median shqiptare avokati i politikanit të dhunuar serb: E rrahën dhe e filmuan me urdhër të qeverisë së Vuçiqit

I ftuar në edicionin e lajmeve në ‘SYRI TV’ me moderatoren, Eneida Ndoci ishte në lidhje me Skype avokati i politikanit të dhunuar serb, Çedomir Stojkoviq.

Stojkoviç është shprehur se në fillim ndaj politikanit Sanduloviq u anatemua nga media e lidhur me Vuçiqin dhe pak orë më pas është rrëmbyer nga shërbimi sekret serb ku është dhunuar.

“Të mërkurën pasdite, së pari regjimi filloi të sulmonte Sanduloviqin duke e treguar atë si një armik të Serbisë dhe pak minuta pasi BIA, shërbimi sekret serb e kishte dërguar në shtabin e tyre dhe atje është rrahur nga persona që punojnë dhe janë agjentë të BIA-s dhe kanë ushtruar dhunë kundër tij.

Kur po ushtrohej dhuna ndaj tij u filmua dhe po i bëhej një video dhe ja kanë dërguar dikujt në qeveri dhe ai është shtruar më pas në spitalin në Beograd dhe doli nga spitali brenda ditës. Për 24 orë familja e tij nuk kishte asnjë informacion për vendndodhjen e tij dhe shërbimi sekret refuzoi të jepte informacione duke i lënë në agoni.

Pasi u dërgua në shtëpi, pas një ore, policia u shfaq në shtëpi për të kontrolluar banesën dhe ndaj tij ishin ngritur akuza për urrejtje ndaj kombit pasi vendosi një kurorë lulesh në varret e shqiptarëve. Kjo akuzë erdhi nga prokurorë që emërohen nga zyra e Vuçiqit.

Unë kam ngritur një padi penale kundër Redaoçiqit pasi është i përfshirë në grupe terroriste por akoma nuk kam faktet konkrete që ta akuzoj për dhunën ndaj deputetit Sanduloviç.”, tha Stojkoviq.

Më poshtë është intevista e plotë:

Lexo më shumë  Kryeministri australian pranon me krenari rrënjët arbëreshe: Kam lidhje me Shqipërinë
YouTube player