BallinaLajme

Flet i riu që u dhunua nga Policia në bulevard: Jam me penj në vesh dhe në kokë! Si filluan të na godasin në minutat e fundit të protestës

Dorëheqja e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj nuk mjaftoi që të shuhej fryma e protestës për vrasjen e Klodian Rashës.

Dje nuk munguan as episodet e dhunës, ku një i ri u godit me shkop gome nga efektivi i Policisë dhe u shfaq i përgjakur në një video që bëri xhiron në media.


Marjo Boja ishte i riu që u përplas me Policinë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në një prononcim për “Panorama.al” ai rrëfen “gjithçka ndodhi në minutat e fundit të protestës. Policët filluan të shtyjnë dhe të godasin për të liruar trotuarin”.
Marjo Boja tregon se “në gjaknxehtësi e sipër edhe unë iu ktheva policit”.

“Tani jam më mirë. Jam plagosur në kokë dhe në vesh. Jam qepur. Jam me penj në vesh edhe në kokë”, thekson i riu.

Ndërkaq, Marjo Boja shprehet se “me këtë gjendje e ka të pamundur tani për tani që të jetë i pranishëm në protestën e radhës”.

Kujtojmë që dje pati përplasje të dhunshme në bulevard, ndërkohë që protestuesit i vunë flakën kazanëve të mbeturinave dhe bllokuan rrugën në disa segmente të kryeqytetit.

Dorëheqja e ministrit të Brendshëm nuk i ka kënaqur protestuesit, të cilët kërkojnë gjithashtu dorëheqjen e Drejtorit të Policisë Ardi Veliu, ndërsa ka nga ata që thonë se revolta duhet të vazhdoj deri në largimin e Ramës.

Lexo më shumë  Izraeli godet Bejrutin disa minuta pas njoftimit të Bidenit për armëpushim
YouTube player