Flamuri i Rusisë krah atij serb në ndeshjen Serbi – Angli, analisti: Sanksionimi i Rusisë nga Evropa është i pakuptimtë!
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu, ka reaguar pas shfaqjes së flamurit të Rusisë nga tifozët serb në ndeshjen e Kampionatit Evropian 2024, Serbi-Angli.
Ai ka postuar një fotografi në “X”, ku shihet që flamuri rus është vendosur afër atij serb.
“Sanksionimi i Rusisë nga Evropa është i pakuptimtë! Pse të shqetësoheni? Flamuri rus në Euro2024 është sjellë nga serbët! Euro2024”, ka shkruar Musliu.
Kujtojmë se në stadiumin e Gelzenkirhenit, ku u zhvillua ajo ndeshje janë shpalosur edhe flamuj serbë me hartën e Kosovës që shkruanin: “Nuk ka dorëzim”.
Rruga Press