Bota

Flamuri i Kosovës ngritet në Jerusalem në 75-vjetorin e shtetit të Izraelit

Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se edhe flamuri i Kosovës është ngritur në Jerusalem në 75 vjetorin e shtetit të Izraelit.

Në një postim në Twitter, ajo ka shkruar se është organizuar ceremoni e ngritjes së flamujve për nder të shteteve që kanë vendosur ambasadat e tyre në Jerusalem.

Lexo më shumë  Presidenti i Këshillit Evropian: Sovraniteti i Danimarkës është çështje thelbësore për BE-në

“Me ftesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shtetit të Izraelit, së bashku me përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Republikës së Hondurasit dhe Republikës së Guatemalës, në ceremoninë e ngritjes së flamujve për nder të shteteve që kanë vendosur ambasadat e tyre në Jerusalem, me rastin e Ditës së Jerusalemit dhe për të shënuar 75-vjetorin e Shtetit të Izraelit”, ka shkruar Demiri.

Rruga Press

Lexo më shumë  Zelensky akuzon kryeministrin sllovak se ka zgjedhur Rusinë në vend të Perëndimit për furnizimet me gaz
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *