Lajme

Flakët ‘pushtuan’ tunelin e Kalimashit! Zjarri vihet në kontroll gjatë natës, vjen ndihma nga Kosova, nis ndërhyrja nga toka dhe ajri. Rama 0 koment

Kukësi ishte vatra më e rrezikshme nga zjarri mbrëmjen e djeshme! Në momentin që u sinjalizua se flakët kishin mbërritur mbi tunelin e Kalimashit forcat zjarrëfikëse u nisën menjëherë drejt vendit të ngjarjes.

Ishte era ajo që ndihmoi në përhapjen e zjarrit.  Mëngjesin e sotëm ka nisur puna nga toka dhe ajri për ta vënë nën kontroll zjarrin. Operacioni është përqëndruar në dy vatra zjarri, Laku i Thive dhe Qafa e Kumbullës në malin e Runës nga Malzi. Situata është kritike dhe në rrezik janë 5 banesa me rreth 30 banorë të lagjes Lepraj në fshatin Shëmri.

Terreni i thepisur e vështirësoi mbrëmjen e djeshme ndërhyrjen e zjarrfikësve nga toka ndaj u kërkua ndërhyrja nga ajri. Në vendin e quajtur Qafa e Kumbullës është bërë i mundur izolimi i flakëve. Edhe në Majën e Rrunës në Kukës situata e zjarrit vijon të jetë ende problematike, ndonëse gjatë ditës së djeshme helikopteri ndërhyri për të bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve.

Lexo më shumë  USB me mbi 130 mijë dokumente sekrete serbe - Kemi depërtuar në zemrën e kasafortës së Serbisë, ku ruhen “top sekrete” shtetërore të luftës dhe e vërteta për gjenocidin në Kosovë nuk mund të fshihet më

Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, tregoi se situata ishte e vështirë, por zjarrfikëset në terren do mundohen të bëjnë një bllokadë për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Në ndihmë për të shuar flakët kanë mbërritur edhe 5 zjarrfikëse të Kosovës, të cilët punuan me ato të Kukësit dhe Shkodrës. Drejtori i zjarrfikëseve të Kosovës, Hasan Kodra bëri më dije se nga Deçani kanë ardhur 34 zjarrfikëse, prej të cilave 9 janë automjete për terren malor. Ndërkohë që në Kukës për të ndjekur nga afër situatën ishte i pranishëm edhe presidenti Ilir Meta. Kryedemokrati Lulzim Basha falenderoi forcat nga Kosova që erdhën në ndihmë, ndërsa nga ana e kryeministrit Rama ende nuk ka asnjë reagim.

Lexo më shumë  Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes së armëpushimit mes SHBA-së dhe Iranit

Tashmë situata është vënë në kontroll dhe nuk rrezikon bllokimi i Rrugës së Kombit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *