Bota

Fjalimi historik i Zelensky-t në Kongresin Amerikan: Ndihma juaj nuk është bamirësi, është investim

Volodymyr Zelensky u prit me duartrokitje të ngrohta në Kapitol, ku mbajti një fjalim në një seancë speciale të Kongresit. Presidenti ukrainas u mirëprit fillimisht nga presidentja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

Presidenti ukrainas u përpoq të bindë deputetët dhe senatorët që të vazhdojnë të financojnë Ukrainën për të vazhduar luftën kundër pushtuesve rusë. Ukraina “po reziston dhe nuk do të dorëzohet kurrë”, tha ai gjatë fjalimit të tij në Kongres.

Lexo më shumë  Lufta e zgjatur në Ukrainë rrëzon mitin e supremacisë ushtarake ruse

Zelensky i dorëzoi Kongresit një flamur ukrainas nga Bakhmut, një nga frontet ku po zhvillohen luftimet më të ashpra. Ai tha se ia dhanë heronjtë ukrainas, kur ishte në front një ditë më parë.

“Kur isha në Bakhmut ditën e djeshme, heronjtë tanë më dhanë flamurin, flamurin e tyre, flamurin e atyre që po mbrojnë Ukrainën, Europën dhe botën me jetën e tyre,” tha ai përpara se t’i dorëzonte simbolin kombëtar ukrainas me nënshkrimet e ushtarëve.

Lexo më shumë  Trump: Patriotë iranianë, vazhdoni protestoni! Merrni në kontroll institucionet! Ndihma është duke ardhur

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *