Bota

Fjalë tronditëse nga gruaja ukrainase, bashkëshorti i së cilës u vra në Bucha

Largimi i ushtarëve rusë nga Bucha, pranë kryeqytetit të Ukrainës, Kiev zbuloi fatkeqësinë që po vazhdon prej ditësh në rajon.

Me tërheqjen trupave ruse nga Bucha, qindra civilë u ekzekutuan me duar të lidhura pas shpine në rajonin që ishte nën kontrollin e trupave ruse prej javësh.

Një rrëfim tronditës nga këto masakra vjen nga Tetyana Volodimirivna e cila tregoi makthin që ajo kishte kaluar me detaje, teksa përshkruante përvojën e saj me lot në sy.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Ajo është shprehur se pasi trupat e Vladimir Putinit hynë në qytet, ata e morën se bashku me bashkëshortin e saj, një ish-oficer i marinës nga shtëpia e tyre.

Tetyana gjithashtu u shpreh se dhe forcat çeçeene ishin gjithashtu në rajon.

E moshuara mes lotëve u shpreh:

”Një burrë që vinte nga Çeçenia më kërcënoi se do të më priste. Ata më liruan katër ditë më vonë por bashkëshortin tim jo. E kam kërkuar kudo për ditë të tëra. Më pas e gjeta trupin e tij që ishte i prerë. E njoha nga këpucët dhe pantallonat që ai mbante veshur. Fqinji im ka një fotografi të fytyrës së tij. Ai ishte qëlluar në kokë. E varrosa në kopshtin afër shtëpisë shumë thellë që qentë të mos e hanin trupin e tij me ndihmën e fqinjëve të mi’.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *