KryesoreLajme

“Fitorja është e pashmangshme!” – Abrashi me Zafir Berishën, Haxhi Avdylin e Besnik Krasniqin nisën fushatën në Prizren

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Prizrenit, Artan Abrashi, ka deklaruar se koalicioni opozitar në qytet është i bashkuar dhe i vendosur për fitore në raundin e balotazhit që do të mbahet më 9 nëntor.

“Bashkë me partnerët për ndryshimin dhe fitoren e madhe të Prizrenit më 9 nëntor! Koordinim, mobilizim dhe besim i plotë, fitorja është e pashmangshme!”, ka shkruar Abrashi në një postim në rrjete sociale.

Lexo më shumë  Kurti: Me projektligjin për çmimet tavan evitohen keqpërdorimet në emër të krizave

Ai ka publikuar një fotografi nga takimi i mëngjesit me përfaqësuesit e partive që tashmë e mbështesin kandidaturën e tij: Zafir Berishën nga Bashkimi Demokratik, Besnik Krasniqin nga AAK, Emilija Redžepin nga NDS dhe Haxhi Avdylin nga lista “Guxo”.

“Së bashku e nisëm ditën me kafe në Shatërvan — fillimi i fitores së përbashkët për Prizrenin”, ka shkruar Abrashi.

Koalicioni i gjerë opozitar që po e mbështet kandidatin e VV-së shihet si një nga zhvillimet më të rëndësishme politike në prag të balotazhit në Prizren, ku gara pritet të jetë e ngushtë dhe vendimtare për drejtimin e komunës.

Lexo më shumë  Senatorët amerikanë thonë "JO" Trumpit: SHBA nuk largohet nga NATO-ja!
YouTube player