KryesoreLajme

Fitore Pacolli: Stabiliteti i Kosovës s’duhet të jetë farsë, por realitet demokratik

Fitore Pacolli, deputete e Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës, ishte e ftuar këtë mëngjes në emisionin “Kafe Shqeto” përmes një lidhjeje Skype, ku rrëfeu për publikun vizionin dhe prioritetet për legjislaturën e re.

Gjatë intervistës, ajo ndau mendimet e saj mbi sfidat politike dhe ekonomike që e presin vendin, duke theksuar rëndësinë e reformave institucionale dhe forcimit të transparencës në qeverisje.

“Kohet e fundit ne kemi kontribuar shumë në stabilitetin institucional, në aspektin se kemi qenë qeveri e vetme pas luftës, i kemi shërbyer shtetit të Kosovës për 4 vite me radhë dhe kemi bërë hapa të jashtëzakonshëm sa i përket zhvillimit ekonomik të vendit. Veprimet kushtetuese që ka marrë Kosova janë vendime që duhet të vazhdojmë t’i marrim, sepse janë në përputhje me ligjin tonë”- tregoj Pacolli.

Pacolli foli për bashkëpunimin mes partive dhe mënyrën se si Kuvendi mund të kontribuojë në stabilitetin dhe zhvillimin e Kosovës, si dhe për angazhimin e saj personal për zgjidhjen e problemeve që prekin jetën e përditshme të qytetarëve.

Lexo më shumë  Ahmetaj: Aferë korruptive në Porto Romano, Shqiperia rrezikon të mbetet pa port

Ajo nënvizoi se roli i deputetit është të dëgjojë dhe përfaqësojë qytetarët në mënyrë efektive, duke u fokusuar në masa konkrete që të sjellin përparim dhe besim tek institucionet.

Pjesë nga deklarata e saj:

“Tani Kosova gjatë gjithë historisë së saj të shkurtër të qenurit shtet është trajtuar në mënyrë jo të drejtë apo jo të barabartë si shtete të tjera të rajonit.

Gjithmonë Kosova është cilësuar ose më saktë janë marrë vendime mbi kurrizin e saj për hir të një stabiliteti.

Mirëpo ky lloj stabiliteti, qofte brenda apo jashtë kufijve të saj, nuk ka qenë stabilitet siç do të donim të gjithë që ishte, pra ka qenë një farsë e cila është mbajtur me vite të tera në rast se na duhet që të ndryshojmë apo respektojmë idetë politike të cilat kanë qenë të dëmshme për shtetin e Kosovës.

Tanimë Kosova është aleati më i rëndësishëm për SHBA dhe më i besueshmi në rajon, pra në aspektin e asaj që ne po punojmë intensivisht në reformat politike dhe juridike, të cilat do t’i ndihmojnë Kosovës dhe do të shtyjnë përpara interesat për një rajon më demokratik, të qetë dhe prosperues.

Mirëpo politikat e fundit që ka marrë Kosova, që kanë shtyrë drejt një vendimi të tillë të SHBA, janë politika të cilat kanë si qëllim vendosjen e rendit kushtetues e ligjor në të gjithë Kosovën.

Kohet e fundit ne kemi kontribuar shumë në stabilitetin institucional, në aspektin se kemi qenë qeveri e vetme pas luftës, i kemi shërbyer shtetit të Kosovës për 4 vite me radhë dhe kemi bërë hapa të jashtëzakonshëm sa i përket zhvillimit ekonomik të vendit.

Veprimet kushtetuese që ka marrë Kosova janë vendime që duhet të vazhdojmë t’i marrim, sepse janë në përputhje me ligjin tonë dhe kanë si qëllim që ta çojnë vendin tonë drejt një demokracie më të fortë, me sundim të ligjit anembanë shtetit të Kosovës dhe me integrim të plotë të minoriteteve që jetojnë brenda shtetit të Kosovës, përfshirë atë serb”.

Rruga Press

Lexo më shumë  Ngricat dhe përmbytjet/ Bujqësia në Shqipëri përballet me dëme të rënda në disa qarqe
YouTube player