Fitore me goleadë për Bayer Leverkusen, ndalet Eintrachti
Bayer Leverkusen vijon me formën e mirë në Bundesliga. Skuadra e drejtuar nga Gerardo Seoane arriti një fitore të thellë 4-1 në transfertën ndaj Augsburg duke dhënë sinjale të forta me suksesin e dytë radhazi.
Edhe pse dy autogola I dhanë avantazhin e shpejtë në 14’ minuta lojë, “Aspirinat” nuk e vunë në diskutim fitoren teksa në 30’ vendasit shkurtuan diferencën me Niederlechner. Në pjesën e dytë, Schich në 75’ dhe Wirtz në 81’ vulosën fitoren me dy gola të tjerë.
Ndërkohë në sfidat e tjera, Stuttgart u mund 2-3 në shtëpi nga Freiburg, Eintracht Frankfurt u ndal në barazim 1-1 në fushën e Arminia Bielefeld dhe Mainz dominoi 3-0 Greuther Furth.
Rruga Press