BallinaLajme

Fitim Uka deputeti i VETËVENDOSJES!: Grupi më i diskriminuar i shoqërisë sonë janë personat me nevoja të veçanta

Fitim Uka, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë debatit parlamentar për gjendjen e të drejtave të personave me nevoja të veçanta në Republikën e Kosovës, tha se është e pamjaftueshme që të debatojnë dhe të përpiqen t’i ndihmojnë personat me nevoja të veçanta vetëm në një ditë të caktuar qoftë ajo edhe me 3 dhjetor.

Uka tha se tash e 20 vjet nuk institucionet nuk kanë bërë asgjë për ta.

“Mbështetja nuk duhet të kufizohet vetëm me një datë por gatishmëria jonë duhet të jetë e përhershme. Institucionet tash e 20 vjet nuk ka bërë asgjë për ta. Dështimi i madh vije me një fakt të thjeshtë. Ne akoma nuk kemi statistika të sakta për numrin e personave me nevoja të veçanta në Kosovë. Jemi larg për t`i kuptuar hallet dhe sfidat e tyre e as që i shohim zgjidhjet për ta. Këtë e vërteton çdo raport kredibil vendor e ndërkombëtar që e thotë se diku rreth 150 mijë persona me nevoja të veçanta që besohet se jetojnë në Kosovë janë grupi më i diskriminuar i shoqërisë sonë”, tha ai.

Lexo më shumë  Konjufca: 28 Nëntori është data më përbashkuese e kombit tonë

Uka tha se atyre iu mohohet e drejta elementare, ndonjëherë shkollimi, e në shumicën e rasteve e drejta për punësim.

“Personat me nevoja të veçanta përkundër që ligji iu mundëson gjithë përfshirjen e plotë vazhdojnë të mbesin jashtë shkollimit të rregullt dhe kjo për fajin e disa prej juve që jeni këtu. Disa prej jush për inate politike keni mohu të drejtën e fëmijëve me nevoja të veçanta që të kenë asistent ndihmës dhe të ndjekin arsimin e rregullt. Nuk i keni arsyetuar shpenzimet dhe luksin për kabinetet enorme qeveritare”, tha Uka.

Uka ka përmendur edhe sfidat e fëmijëve me Autizëm dhe Sindrom Down. Ai tha se ata nuk mund të marrin shërrbime pa pagesë me muaj të tërë.

Lexo më shumë  FOTO/ Sulmi mbi Komunën e Zveçanit, dalin pamjet e dëmeve të shkaktuara

“Si është të adresosh sfidat e fëmijëve me Autizëm dhe Sindromin  Down në kushte shtëpie pa mbështetje profesionale. Ka muaj të tërë që fëmijët me nevoja të veçanta nuk  mund të marrin shërbime logopedie, psikologjike pa pagesë, prandaj edhe prindërit e konsiderojnë se edhe ato shkathtësi që janë fituar ndër vite zbehen ndjeshëm nga pamundësia për të ndjekur edukimin”, shtoi Uka.

Uka pas këtij fjalimi kishte edhe një porosi për zëvendëskryeministrin e Kosovës Driton Selmanaj, duke thënë se është i pa dëshirueshëm në Kuvend.

“Dritoni po abuzon në këtë ditë të veçantë i rikujtojmë kudo që është që është i pa dëshiruar në këtë Kuvend”, përfundoi Uka.

YouTube player