Finlandë, formohet grupi parlamentar i miqësisë Finlandë-Kosovë
Deputetët e Parlamentit finlandez kanë formuar grupin parlamentar të miqësisë Finlandë-Kosovë.
Lidhur me këtë ngjarje, përmes rrjetit social Twitter, njoftoi deputetja e Parlamentit finlandez, Tytti Tuppurainen, ish-ministre për Çështje Evropiane.
“Krenarë që sot në Parlamentin finlandez themeluam grupin parlamentar të miqësisë Kosovë-Finlandë”, u shpreh ajo.
Ajo, mes tjerash, bëri të ditur se këtë grup e udhëheqin ajo së bashku me deputetin Mikko Savola, ish-ministër i Mbrojtjes në qeverinë finlandeze.
Rruga Press