Bota

Finlanda konsideron ndalimin e vizave turistike për këtë shtet

Qeveria finlandeze po vihet nën presion të madh të publikut dhe politikës shkaku i rusëve.

Në fakt, po kërkohet të mbyllet kufiri lindor i Bashkimit Evropian me Rusinë dhe për t’i dhënë fund një zbrazëtie të dukshme të sanksioneve.

Rusia lehtësoi kufizimet kufitare të lidhura me COVID-19 në mes të muajit korrik, që do të thotë për herë të parë që nga para pandemisë, rusët me viza Shengen tani mund të kalojnë ligjërisht kufirin me autobus ose veturë, edhe pse atyre u ndalohet të udhëtojnë në BE me aeroplanë dhe trenat.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

“Rusët kanë filluar të vijnë”, tha Juho Pesonen, profesor i biznesit të turizmit në Universitetin e Finlandës Lindore.

“Turizmi i blerjeve ka qenë gjithmonë një nga arsyet kryesore pse turistët rusë vijnë në Finlandë, edhe nëse është vetëm për një ditë”, tha ai për euronews.

Por fakti që ka ndonjë rus që vjen fare në Finlandë është i dukshëm sepse Finlanda është tani vendi i fundit i BE-së në kufi me Rusinë që ende lëshon viza turistike – rreth 13 mijë deri më tani këtë vit – ndërsa vende të tjera si Polonia dhe vendet baltike kanë ndaluar duke bërë kështu.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Ndryshe, deri më tani në korrik ka pasur rreth 176 mijë kalime kufitare. Kjo është shumë më e ulët se përpara pandemisë, kur kishte afër 950 mijë kalime në korrik të vitit 2019, me dhjetëra mijëra rusë që vinin çdo ditë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *