Bota

Finlanda konfiskon 865 vagonë me produkte të firmave ruse

Finlanda konfiskon rreth 900 vagonë mallrash që u përkasin kompanive ruse. Kurse NATO nis procesin e ratifikimit për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë.

Në përgjigje të sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë, Finlanda konfiskoi 865 vagonë mallrash që u përkasin kompanive ruse. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters Shoqëria Shtetërore Hekurudhore Finlandeze VR i dërgoi një letër përkatëse Shoqërisë Shtetërore të Hekurudhave Ruse.

Lexo më shumë  Për herë të parë në histori, Gjykata Penale Ndërkombëtare ka ndërtuar një çështje ndaj abuzimit të grave dhe vajzave

Letra drejtuar Ministrisë së Transportit të Rusisë, mban datën 6 qershor. Shoqëria Shtetërore Hekurudhore Finlandeze VR konfirmoi se vagonët e konfiskuar u përkasin kompanive ruse të prekura nga sanksionet e BE-së qoftë drejtpërdrejt ose nëpërmjet aksionerëve, kurse autoritetet ruse nuk pranuan ta komentojnë lajmin, raporton dw.

Nis procesi i ratifikimit për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë

Ambasadorët e 30 vendeve të NATO-s kanë nisur ndërkohë procesin e ratifikimit për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në aleancë.

Lexo më shumë  Pse kaosi i tarifave të Trumpit shkaktoi shkrirjen e tregut të aksioneve dhe frikën e recesionit

“Nënshkrimi i protokolleve të anëtarësimit nis procesin e ratifikimit në secilin prej vendeve anëtare”, theksoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Në maj Finlanda dhe Suedia hoqën dorë nga neutraliteti i tyre tradicional ushtarak pas sulmit rus në Ukrainë dhe bënë kërkesë për anëtarësim në NATO.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *