Finlanda e krahason skemën e Rusisë ndaj Ukrainës me kërcënimet e dikurshme sovjetike
Presidenti i Finlandës e ka krahasuar trajtimin aktual të Rusisë ndaj Ukrainës me një përpjekje të diktatorit sovjetik Josef Stalin për të kërcënuar dhe ndarë Finlandën përpara se të pushtonte në 1939.
“Gjithçka që ndodh në Ukrainë, gjithçka që ndodh në botën perëndimore për momentin, më kujton atë që ndodhi në Finlandë”, tha Sauli Niinisto në konferencën e sigurisë në Mynih.
“Stalini mendoi se ai do të përçajë kombin dhe është e lehtë të shkosh dhe të pushtosh Finlandën. Ka ndodhur krejtësisht e kundërta. Njerëzit u bashkuan dhe ne shohim të njëjtën gjë në Ukrainë”.
Rruga Press