Finlanda: Dy avionë rusë shkelën hapësirën ajrore
Dy avionë luftarakë rusë MiG-31 dyshohet se shkelën hapësirën ajrore finlandeze të enjten në mëngjes pranë qytetit bregdetar të Porvoos në Gjirin e Finlandës, tha ministria finlandeze e mbrojtjes.
Drejtori i komunikimeve i Ministrisë, Kristian Vakkuri tha për agjencinë Reuters se avionët po fluturonin drejt perëndimit dhe se ato ishin në hapësirën ajrore finlandeze për dy minuta.
“Shkelja e dyshuar ishte një kilometër brenda hapësirës ajrore finlandeze,” tha ai, por nuk dha detaje nëse avionët u shoqëruan jashtë territorit finlandez.
Avionët u identifikuan nga forcat ajrore finlandeze dhe roja kufitare ka nisur një hetim për shkeljen, vazhdon deklarata e ministrisë.
Rruga Press