Finalja e Ligës së Konferencës, mbërrin në Tiranë edhe legjenda e futbollit italian
Tirana dhe Shqipëria sonte në orën 21:00vdo të mirëpresin për herë të parë një finale të një kompeticioni madhor europian.
Në orën 21:00, në stadiumin “AIR Albania” do të luajë Roma dhe Fejnordi për të bërë për vete trofeun e parë të kompeticionit më të ri të UEFA-s.
Së fundmi ka mbërritur në kryeqytetin shqiptar edhe legjenda e klubit të Romës, Françesko Toti.
Ish-kapiteni legjendar i verdhekuqve, siç e ka deklaruar vetë më parë do të ndjekë në stadiumin “AIR Albania” skuadrën e tij të zemrës ndaj Fejnordit.
Rruga Press