KryesoreSport

Finalja e Conference League në Tiranë, ja data kur nis shitja e biletave

UEFA ka njoftuar sot tifozët e futbollit në mbarë botën se është hapur procesi i shitjes së biletave të finales së Conference League, që do të luhet më 25 maj 2022 në stadiumin “Air Albania” të Tiranës.

Të interesuarit mund të hyjnë në faqen zyrtare të UEFA.com duke përdorur linkun përkatës www.uefa.com/tickets dhe të krijojnë paraprakisht një llogari, duke u regjistruar në faqe, teksa do të njoftohen nga UEFA në ditët në vazhdim për blerjen finale të biletës. UEFA synon që shitjet të nisin në fund të muajit prill.

Lexo më shumë  Nafta arrin mbi 100 dollarë për fuçi/ G7 diskuton përdorimin e rezervave strategjike

Në llogarinë e tyre, tifozët e futbollit mund të tregojnë ekipin e tyre të preferuar, duke zgjedhur klubin që ata mbështesin në mënyrë që të mund t’u japin organizatorëve një ide mbi shpërndarjen e biletave në javët në vijim.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Sveçla merr pjesë në Forumin e Salzburgut, thekson rëndësinë e sigurisë kufitare dhe bashkëpunimit rajonal

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *