Kuriozitete

Finalistët e Botës së Egër/ Balena gungaçe që del nga uji, shqiponja që lufton dhelprën e dëborës, mes pretendentëve të jurisë (fotogaleri)

Këto foto të mahnitshme që kapin bukurinë e botës së egër të planetit tonë, të rrezikuar nga egoizmi i shfrenuar i njeriut, ishin mes atyre që habitën më shumë jurinë e një kompeticioni të fundit të fotografisë.

Në një prej tyre shihet një balenë madhështore gungaçe që del në sipërfaqe shumë pranë një barke turistike në Kaliforni, ndërsa në një tjetër shqiponja përfshihen në një konflikt me dhelprën e dëborës, me shumë gjasa në konkurim për gjahun e radhës.

Në galerinë e mëposhtme jepen detajet e imazheve pretendente dhe konteksti i tyre.

Balena gungaçe në gjirin Monterey, Kaliforni.
Dy deshë “brirëmadh” përballen në dëborën e Kandasë.
Dhelpra në betejën e pazakontë me shqiponjën në ishullin japonez të Hokkaido
Anemona e detit në Kalifornia duket si ‘syri i një zvarraniku’
Bufi i dëborës duke fluturuar në Missaukee, Michigan.
Elefanti bebe duke ecur mes tufës së të rriturve në rezervatin Maasai Mara në Kenia.
Reflektimi i urangutangut që shikon nga kamera teksa ngjitet në pemë në Borneo, Indonezi.
Fotografi pikas gjarprin gofer në shkretëtirën Arizona.
Majmuni hundë-florinjtë në malet Qinling të Kinës.
Bleta ne qendër të një luleje në parkun qytetar të Massachusetts

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *