Filmi “Zgjoi” shfaqet së shpejti edhe në Australi
Filmi “Zgjoi” i regjisores kosovare Blerta Basholli, do të shfaqet në Sidney të Australisë nga data 5 Nëntor.
Kujtojmë se së fundi ky film gjithashtu u shfaq edhe premierë në festivalin e filmit të Romës me datë 18 të këtij muaji.
Zgjoi ka fituar tri nga çmimet më të rëndësishme të festivalit më të madh të pavarur të filmit, “Sundance”, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe shumë çmime në Festivale të tjera të filmit.
Në film rrëfehet jeta e Fahrije Hotit, gruas nga Krusha, e cila portretizon një histori të të mbijetuarave nga lufta e fundit në Kosovë, shumë të gjalla dhe të forta.