Lajme

Filmi “Urdhra vrαsjesh nga Beogradi”/ Suzana Gërvalla tregon ekzekutimin e Jusuf Gërvallës nga UDB-ja: E kishin bërë shoshë makinën

Suzana Gërvalla, gruaja e patriotit nga Kosova që u ekzekutua në Gjermani më 1982 nga UDB-ja Jugosllave ka rrëfyer sot në Autoritetin e Dosjeve, mbrëmjen e vrasjes së tij dhe çastet e fundit.

“Nuk e di a tua përshkruaj atë natën kur janë vra. Është pak e dhimbshme. Në orën 10:15 dolën nga shtëpia me makinë. Ishin tre veta. Dy përpara, Jusufi ishte ulur pas. Pasi dolën me makinë, iu dolën dy veta para, dhe i kanë qëlluar. I kanë qëlluar dhe e kanë bërë shoshë makinën. Kur dëgjova të shtënat dola jashtë dhe e gjeta Jusufin gjallë. Kam qëndruar gjysmë ore me të. E pyeta nëse i pa, më tha që i ka parë, por nuk i ka njohur”.

Lexo më shumë  SPAK ‘zbërtheu’ bandën e Suel Çelës! Arrestohen Xhino dhe Marsel Roka, dy vëllezërit e drejtoreshës së Agjencisë së Zhvillimit të Territorit

Suzana Gërvalla e bëri këtë rrëfim pas shfaqjes në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të drejtat e Njeriut, të filmit “Urdhra vrasjesh nga Beogradi” që ka në fokus ekzekutimet e disidentëve kroatë në Gjermani. Ndërsa kryetarja e Autoritetit dhe drejtori ekzekutiv i festivalit dhanë paralele me Shqipërinë.

“U shqetësova shumë nga filmi sepse më ktheu në të kaluarën”, tha Suzana Gërvalla.

“Nga një anë ne jemi kujdestarë të një fondi arkivor të veçantë e specifik që mban dhimbje, krime e histori 50-vjeçare dhe dokumentari do na tregojë se si dokumente të tilla janë përdorur për të vënë në vend të drejtat e mohuara”, tha Gentiana Sula.

Lexo më shumë  Kearns-Vuçiqit: Mohimi, vazhdimësi e krimeve – çka nisi me vrasje po vazhdon me falsifikim të historisë

“Shikoni se çfarë metodash ka ndjekur UDB-ja për të vrarë disidentët kroatë. Besoj se ka pasuri për të eksploruar dhe për të njohur se çfarë ka ndodhur në historinë e vendit tonë”, u shpreh regjisori Çashku.

Në dokumentarin “Urdhra vrasjesh nga Beogradi”, një prej drejtuesve të Sigurimit jugosllav vihet para drejtësisë në Gjermani, çfarë nuk ka ndodhur në Shqipëri. Suzana Gërvalla aplikoi për të marrë dosjen për të shoqin në Autoritetin e Dosjeve, ndërsa Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të drejtat e njeriut që sivjet ka temë Pandëshkueshmërinë vijon deri të shtunën.

Rruga Press

YouTube player