Art & Kulturë

Filmi shqiptar premierë në Canal + Francë “Emri im është Sonila”

Kanali i njohur televiziv francez Canal + do të transmetojë filmin shqiptar “Emri im është Sonila”.

Ka qenë vetë producentja e filmit Suela Bako që ka bërë të ditur lajmin në rrjetet sociale.

“Kam kënaqësinë të ndaj lajmin se kanali i njohur televiziv CANAL +, në Francë, ka blerë të drejtën e transmetimit të filmit tonë të shkurtër me rrugë të gjatë, “EMRI IM ËSHTË SONILA”.
Premiera televizive do të jetë në datën 10 Tetor në programin me titull, TOP OF THE SHORTS.
Urime të gjithëve për këtë copëz Shqipërie që do ndajmë me botën përmes njërës prej “dritareve” televizive më të rëndësishme, në Europë, Canal +. Faleminderit, Erafilm Production, Takami Film Production”, shkruan ajo.

Lexo më shumë  Shkrimtarja jugkoreane Han Kang fiton Nobelin për Letërsi

Në 2020 filmi mori pjesë në garën zyrtare të “Festival Film Femmes Méditérrannée”, i zhvilluar mes Marseille dhe Hyères.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *