Art & Kulturë

Filmi “Happening” i “Luanit të Artë” – dramë e fuqishme për abortin

Anamaria Vartolomei në filmin “Happening”

Një studente e re franceze dëshpërohet gjithnjë e më shumë teksa kërkon mënyra ilegale për të abortuar, në dramën përplot emocion të Audrey Diwan, e cila të shtunën mbrëma mori “Luanin e Artë” në edicionin e 78-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Venecie.

“‘Happening’ paraqet përjetimet e grave franceze të cilat donin të abortonin para se ministrja e atëhershme e Shëndetësisë në Francë, Simone Veil, të propozonte ligjin për legalizimin e abortit në vitin 1975”,

shkruan mediumi britanik “Screen Daily” për filmin në të cilin luan edhe aktorja nga Kosova, Luana Bajrami, e njohur tash edhe si regjisore me “Luaneshat e kodrës” – bashkëprodhim francezo-kosovar, i xhiruar tërësisht në Kosovë me kastë aktorësh vendorë – që në korrik u dha premierë botërore në Festivalin e Filmit në Cannes./koha/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *