Filmat që duhen parë në nëntor, Gaga në ‘House of Gucci’, Stewart në ‘Spencer’
Paul Thomas Anderson është rikthyer, Lady Gaga luan në filmin ‘House of Gucci’ dhe Kristen Stewart është Princesha Diana në filmin ‘Spencer’.
Këta janë filmat që sugjerohen për t’u parë gjatë muajit nëntor:
‘Encanto’, filmi i viteve ‘60 nga Disney është përralla e një familje kolumbiane ku te gjithë kanë fuqi mbinjerëzore, përveç një adoleshenteje, Mirabel.
‘House of Gucci’, dramë dhe krim, filmi është përshtatur nga një libër i Sara Gay Forden.
Historia fillon me Maurizio Gucci, që me anë të ndihmës nga gruaja e tij ambicioze, që luhet nga (Lady Gaga) i kundërvihet xhaxhait të tij i cili kontrollon biznesin familjar.
‘C’mon C’mon’, në rolin e tij të parë që kur fitoi një Oscar për filmin ‘Joker’, tashme aktori luan personazhin e Johnny-n, një gazetar radiofonik i sapomartuar, i cili po udhëton nëpër SHBA, duke intervistuar nxënës shkollash për frikën dhe shpresat e tyre për të ardhmen.
Ka shume filma për historisë tragjike të jetës së Princeshë Dianës në ekran, por filmi ‘Spencer’ ku luan Kristen Stewart është unik.
A ‘Cop movie’ është një film policesk që tregon se si është të jesh oficer policie në qytetin e Meksikës.
‘Eternals’ është një film me superheronj ku luan edhe Angelina Jolie me Salma Hayek, të cilat u dërguan në Tokë disa mijëra vite më parë nga disa perëndi të hapësirës të quajtur Qiellorët./euronews/