Lajme

Fillon vendosja e stikersave në veturat e regjistruara, synohet të ulet numri i veturave të paregjistruara

Gjatë së martës ka filluar zbatimi i memorandumit për vendosjen e ngjitëseve (stikersa) në xhama të automjeteve, të cilat identifikojnë se vetura është e regjistruar, raporton Ekonomia Online.

Të pranishëm ishin guvernatori i Bankës Qendrore, Fehmi Mehmeti, zëvendësministri i Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi e drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku.

Ata e vlerësuan hap të rëndësishëm këtë marrëveshje drejtë uljes së përqindjes së automjeteve të pasiguruara dhe mundësinë e anëtarësimit në kartonin e gjelbërt. Implementimi i kësaj marrëveshje ka kosto zero për qytetarët, ndërsa shpenzimet i ka marrë përsipër Byroja e Sigurimeve.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, tha se marrëveshje do të ketë mundësi që t’i në rrugë të ketë më pak vetura të paregjistruara.

“Sot bashkërisht po shpalosim këtë projekt të rëndësishëm i cili paraqet një hap në drejtim të asaj që të ulen përqindja e automjeteve të pasiguruara në Kosovë. Është një hap që të ulen përqindja e automjeteve të pasiguruara që na hap rrugë për negociata për anëtarësimin e Kosovës në këshillin e byrove e pastaj do të ketë rritet edhe buxheti dhe të ulen aksidentet me fatalitet. Kjo do të jetë një kosto zero për qytetarët që do të pajisen me stikersa të tillë. Njëkohësisht kjo hap rrugë për anëtarësimin në këshillin e byrove”, tha ai.

Lexo më shumë  Paralajmërohen veprime konkrete lidhur me padinë për gjenocid ndaj Serbisë

Zëvendësministri i Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, e vlerësoi hap të madh drejt anëtarësimit të Kosovës në kartonin e gjelbërt.

“Kemi pasur shumë takime e diskutime dhe kemi nënshkruar edhe një marrëveshje të përbashkët dhe që nga sot fillon implementimi i vendosjes së stikersave nëpër të gjitha veturat që regjistrohen në Kosovë. Përmes këtij projekti bëjmë uljen e numrit të veturave të paregjistruara në Kosovë. Është një hap i madh që të anëtarësohemi në kartonin e gjelbërt. Secili që regjistron veturën do ta vendos në veturën e tij dhe është kosto zero për qytetarët. Të gjitha shpenzimet i ka marrë përsipër Byroja e Sigurimeve”, tha ai.

Lexo më shumë  Haxhiu: Serbia të dorëzojë kryeterroristin Radoiçiq

E drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku, tha se vendosja e këtyre stikersave e rrit sigurinë në trafik dhe e ndihmon Policinë e Kosovës për identifikimin e veturave të paregjistruara.

“Vendosja e stikersave e rrit sigurinë në trafik, e ndihmon policinë që t’i identifikojë veturat të cilat janë pa regjistrim dhe pa sigurim. Anëtarësimi në kartonin e gjelbërt është problem politik që ka të bëjë me OKB. Jemi duke pare forma alternative të bëjmë zgjidhje sa i përket kartonit të gjelbërt. Është sukses i përbashkët për të cilën falënderoj edhe anëtarët e Byrosë”, tha ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *