Fillon sezoni i ri i F1, Leclerc siguron “pole position” në Bahrein
Charles Leclerc me Ferrari siguroi sot pasdite “pole position” në pistën e Sakhir, në provat zyrtare të vlefshme për garën e Çmimit të Madh të Bahrein në Formula 1. Piloti monegask dha kohën 1’30”558, duke qenë më i shpejti në pistë. Për Leclerc ky është “pole” nr.8 në karrierë.
Në vendin e dytë, më +123 të mijëtat u rendit kampioni i botës në fuqi, Max Verstappen me Red Bull. Ndërsa në vendin e tretë u klasifikua makina tjetër Ferrari, ajo e spanjollit Carlos Sainz. Pra, “kokëkuqja” rilkthehet protagoniste, duke qenë e shpejtë me rregullat e reja.
Më pas u klasifikua meksikani Sergio Perez me Red Bull e pas tij britaniku Lewis Hamilton me Mercedes, i pesti, më shumë se gjysmë sekondi i avashtë krahasuar me Leclerc. Ndërsa makina tjetër Mercedes, ajo e George Russell, u rendit në vendin e nëntë, larg më të mirëve.
Këto ishin provat e para zyrtare të këtij viti në Formula 1, që konfirmuan rritjen e madhe që ka bërë makina italiane si dhe vështirësitë që ka Mercedes, ende jo e shpejtë. Probleme pati edhe makina McLaren, jashtë “top-10”, ndërsa mirë u paraqit makina Haas si dhe Alonso me Alpine.
CHARLES LECLERC TAKES POLE IN BAHRAIN!
— Formula 1 (@F1) March 19, 2022
It's pole position number 🔟 of his career 😍#BahrainGP #F1 pic.twitter.com/GwXX1CQbFx
Rruga Press