Lajme

Fillojnë punimet për termocentralin diellor në fshatin Bec të Gjakovës

Kanë nisur punimet për ndërtimin e termocentralit diellor me kapacitet 150 MW nga Solar Energy Group Europe, në fshatin Bec të komunës së Gjakovës. Në këtë ceremoni kanë marr pjesë kryeministri, Albin Kurti e ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Sipas një njoftimi të Qeverisë, Kurti ka vlerësuar se përurimi i këti termocentrali simbolizon jo vetëm një hap të rëndësishëm drejt qëllimeve të Kosovës, për të ngritur kapacitetet nga burimet e ripërtëritshme të energjisë, por edhe “përkushtimin e tyre të palëkundur për të krijuar një të ardhme më të ndritshme për vendin tone”.

Lexo më shumë  Inflacioni në Shqipëri/ Në mars 2,6%, çmimet dhe transporti u rritën me 7,5%

“Teksa veçoi miratimin e Strategjisë se re të Energjisë në Kuvendin e Kosovës, ai theksoi se orientimet e sektorit të energjisë për periudhën 10 vjeçare ne tashmë i kemi vendosur në këtë Strategji, me synimin që zhvillimi i sektorit të energjisë të shkojë drejt tranzicionit energjetik në përputhje me Marrëveshjen e Sofies dhe Planin e Gjelbër të Ballkanit Perëndimor 6, si dhe gradualisht drejt neutralitetit ndaj karbonit deri në 2050”, thuhet në njoftim.

“Sot ne jemi mbledhur këtu për të shënuar realizimin e vizionit tonë –atë të përpjekjes për pavarësi energjetike dhe transformimit të sektorit drejt energjisë edhe të pastër edhe të qëndrueshme’’, citohet të ketë thënë Kurti

Lexo më shumë  Kurti në koncertin për Kardinalin Ernest Simoni: Figurë e qëndresës dhe besimit të palëkundur

Sipas Kurtit Ligji për burimet e ripërtëritshme të energjisë dhe Strategjia e re e energjisë, tregojnë përkushtimin e tyre për të krijuar një mjedis të favorshëm dhe të qëndrueshëm për të investuar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *