Figurat e shquara shqiptare që u ndanë nga jeta në vitin 2020

Shqipëria gjatë vitit 2020 ka humbur dhe disa personazhe të shquara të vendit.
Më poshtë do të gjeni emrat e figurava të shquara të cilët mbyllën sytë përgjithmonë duke lënë pas një dhimbje të madhe.
Nexhmije Pagarusha
Legjenda e muzikës shqiptare u nda nga jeta më 7 shkurt, në moshën 86-vjeçare.

Xhevdet Ferri
Ikonë e kinematografisë shqiptare, u nda nga jeta në janar, në moshën 59-vjeçare pasi vuante nga një sëmundje e pashërueshme pulmonare.

Evgjeni Harizi
Emri i shquar i kulinarisë shqiptare, Evgjeni Harizi, u nda nga jeta më 22 mars, si pasojë e një sëmundjeje të pashërueshme.

Gëzim Kruja
Ikona e komedisë shkodrane, Gëzim Kruja, u nda nga jeta më 5 prill, në moshën 80-vjeçare.

Rikard Ljarja
Aktori i shquar Rikard Ljarja u nda nga jeta më 20 prill, në moshën 77-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

Maks Velo
Piktori, arkitekti, shkrimtari dhe studiuesi Maks Velo, u nda nga jeta më 7 maj, në moshën 84-vjeçare.

Avni Mula
Kompozitori i njohur Avni Mula u nda nga jeta në muajin tetor të këtij viti, në moshën 92-vjeçare.

Koço Devole
Aktori dhe regjisori Koço Devole u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare më 8 nëntor, pas infektimit me Covid i cili i ndërlikoi gjendjen e tij shëndetësore.

Lumturi Blloshmi
Më 27 nëntor, Lumturi Blloshmi, piktorja e njohur shqiptare ndërroi jetë si pasojë e Covid-19.

Milto Vako
Më 10 nëntor, përmes një deklarate zyrtare, Teatri i Operas, Baletit dhe Ansambli Popullor njoftoi ndarjen nga jeta në moshën 90-vjeçare të dirigjentit Milto Vako.

Besim Zekthi
Mjeshtri i valles popullore shqiptare, Besim Zekthi, u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare, më 28 qershor.

Moikom Zeqo
Më 15 qershor, Moikom Zeqo, studiuesi dhe shkrimtari i njohur, u nda nga jeta në moshën 71-vjeçare.

Rruga Press