Sport

FIFA mbështet qeverinë britanike: Lojtarët që udhëtojnë për ndeshjet e kombëtareve duhet të jenë të vaksinuar

FIFA do të mbështesë vendimin e qeverisë britanike për lojtarët që do të udhëtojnë në drejtim të kombëtareve respektive.

Të gjithë lojtarët që do të udhëtojnë për të luajtur sfidat e kombëtareve të tyre do të duhet të jenë të vaksinuar me një nga vaksinat e miratuara nga Agjencia Europiane e Barnave.

Lexo më shumë  “Do ishte festë globale për të gjithë shqiptarët”, Stakosha flet për FIFA-n: Ndaj Polonisë është një finale, besojmë

Këtë lajm e ka bërë publike vetë organizmi i lartë i futbollit botëror, duke deklaruar se kanë rënë dakord me qeverinë e Britanisë së Madhe, Premier Ligën dhe Federatën Angleze të Futbollit që të gjithë lojtarët e vaksinuar të udhëtojnë në drejtim të skuadrave kombëtare respektive.

Në ndeshjet e kombëtareve të muajit shtator disa prej lojtarëve që aktivizohen në Premier Ligën angleze munguan në përfaqësueset e tyre për arsye se ishin në listën e kuqe të Britanisë së Madhe dhe ishin të rrezikuar që të udhëtonin në ato vende që varianti i Koronavirusit, Delta ishte më i përhapur.

Lexo më shumë  UEFA zgjedh anglezin Anthony Taylor për sfidën e Shqipërisë kundër Polonisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *