FIFA konfirmon ngjitjen në renditje të Shqipërisë dhe Kosovës
FIFA ka konfirmuar ngritjen e Shqipërisë dhe të Kosovës në renditjen e shteteve, pas përditësimit të fundit që kanë bërë gjatë ditës së sotme (17 tetor).
Ekipii i Kosovës, nga pozita e 91-të është ngritur në pozitën e 84-të në renditje, pra shtatë vende, që shënon një rekord historik.
Ky është rezultati më i mirë që ka arritur ndonjëherë Kosova në historinë e saj, diçka që mori jehonë nga FIFA.
Ngritje të madhe ka pasur edhe Kombëtarja e Shqipërisë, e cila nga vendi i 66-të kanë kaluar në vendin e 61-të, pas fitores historike ndaj Serbisë.
Rruga Press

